• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Peskov: Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit janë të gatshëm që t'i finalizojnë negociatat e paqes

Peskov: Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit janë të gatshëm  që t'i finalizojnë negociatat e paqes

Moskë, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskovi, sot deklaroi se liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit, Nikoll Pashinjan dhe Ilham Alievi, e treguan gatishmërinë e tyre që t'i finalizojnë negociatat paqësore dhe të arrijnë një marrëveshje të vetme paqeje. 

"Ata e shprehin gatishmërinë e tyre të plotë për të përfunduar negociatat e paqes, për të arritur një dokument, një marrëveshje paqeje, nuk ka asnjë rrezik", tha Peskovi në një intervistë për Kanalin e Parë të televizionit rus, duke u përgjigjur në pyetjen "a është e rrezikshme të ftohen liderët e vendeve ndërluftuese në Shën Petersburg".

 Në Shën Petersburg sot është mbajtur një samit joformal i liderëve të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (KSHP), ndërsa presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit ka pasur një takim te-a-tet me Pashinjanin.

 

QËNDRONI TË LIDHUR