• e enjte, 26 dhjetor 2024

Peskov: Kievi përdor korridorin detar të Detit të Zi për qëllime ushtarake

Peskov: Kievi përdor korridorin detar të Detit të Zi për qëllime ushtarake

Moskë, 18 korrik 2023 (MIA) - Kremlini akuzoi sot Kievin për përdorimin e korridorit detar të Detit të Zi, i përdorur më parë për eksportimin e grurit ukrainas, "për qëllime ushtarake", disa orë pasi Rusia u tërhoq nga një marrëveshje kryesore ushqimore.

"Nuk është më sekret, fakti është i qartë se kjo zonë po përdoret nga regjimi në Kiev për qëllime ushtarake", tha zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov.

"Ky është një aspekt shumë i rëndësishëm që gjithashtu nuk duhet harruar", shtoi ai.

Peskov shtoi se "në mungesë të garancive adekuate të sigurisë, lindin disa rreziqe". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR