• e premte, 27 dhjetor 2024

Peskov: Dhënia e çfarëdo lloji të garancisë së sigurisë për Ukrainën është e gabuar dhe e rrezikshme

Peskov: Dhënia e çfarëdo lloji të garancisë së sigurisë për Ukrainën është e gabuar dhe e rrezikshme

Moskë, 12 korrik 2023 (MIA) - Dhënia e çfarëdo lloji të garancisë së sigurisë për Ukrainën është e gabuar dhe shumë e rrezikshme, deklaroi sot zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov.

“Duke ofruar çfarëdo lloj garancie të sigurisë për Ukrainën, këto vende në fakt po injorojnë parimin ndërkombëtar të pandashmërisë së sigurisë. Ose, duke i dhënë garanci për siguri Ukrainës, ata po futen në sigurinë e Federatës ruse”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, duke komentuar deklaratën e drejtoreshës për Evropë në Këshillin e sigurisë kombëtare të SHBA-së, Amanda Slot se liderët e G7 do të të shpallin garancitë afatgjata të sigurisë për Ukrainën.

Dokumenti parasheh shpërndarjen e pajisjeve ushtarake për Kievin, forcimin e shkëmbimit të të dhënave të inteligjencës, zgjerimin e programeve të trajnimit për forcat e armatosura të Ukrainës, si dhe zhvillimin e kapaciteteve industriale.

Peskov shtoi se furnizimi i Ukrainës me bomba thërrmuese e ndryshon situatën dhe detyron Rusinë të ndërmarrë kundërmasa.

QËNDRONI TË LIDHUR