• e premte, 27 dhjetor 2024

Pesëmbëdhjetë të vdekur si pasojë e shirave të dendura në Kinë, mijëra të evakuuar

Pesëmbëdhjetë të vdekur si pasojë e shirave të dendura në Kinë, mijëra të evakuuar

Pekin, 5 korrik 2023 (MIA) - Pesëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe katër udhëhiqen të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm në Çongking në pjesën jugperëndimore të Kinës, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, publikuan sot mediat kineze, duke iu referuar autoriteteve lokale.

Konfirmimi ç[r ekzistimin e viktimave vjen një ditë pas paralajmërimit të shërbimeve meteorologjike për fatkeqësi të mundshme të shkaktuara nga reshjet që përfshinë pjesën më të madhe të qendrës dhe jugperëndimit të vendit, njkohësisht me thyerje rekorde të temperaturave.

Presidenti Si Xhinping ka urdhëruar autoritetet në të gjitha nivelet që të kenë prioritet garantimin e sigurisë së njerëzve dhe pronës.

Mbrëmë për shkak të shiut është shembur një urë hekurudhore në Çongking, një provincë me 31 milionë banorë.

Në provincën fqinje të Seçuan, këtë javë më shumë se 460 mijë njerëz janë prekur në shkallë të ndryshme nga shirat e rrëmbyeshëm.

Autoritetet bënë të ditur se rreth 85 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të shiut dhe se këtë javë priten "përmbytje të mëdha në zonat malore" dhe "rrëshqitje të mundshme dheu". ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR