• e premte, 27 dhjetor 2024

Pesëmbëdhjetë shtete anëtare janë zotuar të pranojnë 40.000 refugjatë afganë

Pesëmbëdhjetë shtete anëtare janë zotuar të pranojnë 40.000 refugjatë afganë
Bruksel, 9 dhjetor 2021 (MIA) - Komisionarja evropiane për Punë të Brendshme, Ilva Johanson e përshëndeti solidaritetin e shprehur sot nga 15 shtete anëtare për pritjen e refugjatëve nga Afganistani, njofton korrespodentja e MIA-së nga Brukseli. Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së u mblodh sot në Bruksel, duke u fokusuar në reformën e migracionit dhe azilit, kufirin lindor të shtetit të Bjellorusisë dhe debatet për ndërtimin e mureve në kufijtë e saj të jashtëm. Komisionarja evropian për Punë të Brendshme bëri të ditur se në takimin e sotëm u solidarizuan 15 shtete anëtare. “Pesëmbëdhjetë shtete anëtare janë zotuar të ofrojnë mbrojtje për 40.000 afganë. Ky është akt mbresëlënës solidariteti këta janë 40.000 afganë më shumë që do të zhvendosen, do të pranohen në mënyrë humanitare ose do të evakuohen”, deklaroi Johanson. Ajo këmbënguli se kanalet e emigracionit legal duhet të forcohen për të parandaluar migrimin e paligjshëm dhe se angazhimi i këtyre 15 vendeve ishte pjesë e kësaj logjike. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR