• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pesë viktima në sulmet më të reja ndaj Ukrainës

Pesë viktima në sulmet më të reja ndaj Ukrainës

Kiev, 27 gusht 2024 (MIA) - Bilanci i viktimave nga sulmet gjatë natës nga rusët ndaj Ukrainës është rritur në pesë persona, pasi një person tjetër iu nënshtrua plagëve.

Më herët, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se katër persona u vranë, ndërsa 16 u plagosën.

Sipas kryetarit të administratës rajonale në Zaporozhje, një grua e moshuar humbi jetën në spital pasi pësoi "djegie të rënda".

"Mjekët luftuan për disa orë për jetën e saj", tha Ivan Fedorov, "por nuk arritën ta shpëtonin".

Përveç tre personave të cilët u vranë në Zaporozhje, edhe dy persona të tjerë u vranë pas sulmeve në qytetin qendror të Krivij Rih, kumtuan personat zyrtarë. rq/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR