• e premte, 27 dhjetor 2024

Pesë vende nordike nënhkruan marrëveshje dypalëshe për bashkëpunimin ushtarak me Ukrainën

Pesë vende nordike nënhkruan marrëveshje dypalëshe për bashkëpunimin ushtarak me Ukrainën

 Stokholm, 31 maj 2024 (MIA) - Gjatë samitit nordiko-ukrainas, i cili u organizua sot në Stokholm, pesë vende nordike nënshkruan marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim ushtarak me Ukrainën, transmeton Beta.

 "Kjo dërgon një sinjal të rëndësishëm për popullin ukrainas se angazhimi ynë është i vendosur dhe i përhershëm. Qëllimi ukrainas është qëllimi ynë", ka shkruar kryeministri suedez Ulf Kristerson në rrjetin social Iks  pas takimit me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Stokholm.

 Gjatë samitit, Zelenski u takua me Kristersonin, presidentin finlandez Aleksandar Stub, kryeministren daneze Mete Frederiksen, kryeministrin norvegjez Jonas Gar Stoeren dhe kryeministrin islandez Bjarni Benedikson.

 "Prioritetet tona kryesore janë të ofrojmë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, projekte të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes dhe armë për ushtarët tanë, si dhe përpjekjet globale për të detyruar Rusinë të arrijë paqen", shkroi Zelenski në rrjetin social Iks.

 Zelenski dhe Kristersoni nënshkruan një marrëveshje dypalëshe për ndihmën ushtarake suedeze me vlerë nëntë miliardë euro deri në vitin 2026, dhe me Norvegjinë ndihmë ushtarake prej të paktën 1.3 miliardë dollarë është siguruar për këtë vit.

 Zelenski këtë javë  i vizitoi Spanjën, Belgjikën dhe Portugalinë, duke nënshkruar tri marrëveshje të reja dypalëshe të sigurisë.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR