• e martë, 24 dhjetor 2024

Pesë të plagosur në një sulm rus në Odesa

Pesë të plagosur në një sulm rus në Odesa

Odesa, 30 mars 2024 (MIA) - Të paktën pesë persona u plagosën dje dhe mbrëmë në një sulm me raketa ruse në Odesa, njoftuan autoritetet lokale.

Në mesin e të lënduarve është edhe një djalë pesëmbëdhjetë vjeçar, njoftoi kryetari Henadij Trukanov. Edhe pse mbrojtja kundërajrore rrëzoi dy raketa, mbetjet e tyre ranë në rrugë dhe ndërtesa.

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski në video fjalimin e rregullt mbrëmë përsëri i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë në mbrojtje nga sulmet me raketa.

"Qëllimi kryesor i armikut në këtë terror me raketa është sektori ynë energjetik", tha Zelenski.

Kompania energjetike ukrainase Ukrenegro kumtoi se të domosdoshme janë shkurtimet e furnizimit në rajonin lindor Harkov. Rrjeti energjetik është nën kërcënim në Odesa dhe në rajonin Hmelnicki. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR