• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pesë raketa janë lëshuar nga Libani ndaj Izraelit

Pesë raketa janë lëshuar nga Libani ndaj Izraelit

Tel Aviv, 23 nëntor 2024 (MIA) - Pesë raketa qëlluan rajonin Metula në pjesën veriore të Izraelit në afërsi të kufirit me Libanin, njoftoi armata izraelite.

Sipas informatave të para në sulm nuk ka persona të lënduar.

Lëvizja militante libaneze Hezbollah nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës lëshoi raketa ndaj Izraelit, si mbështetje e grupit palestinez Hamas. Armata izraelite u përgjigj me fushatë masive të sulmeve ajrore dhe pushtimit tokësor në Liban.

Nga tetori i vitit të kaluar në përleshjet ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut humbën jetën 3.558 njerëz në Liban, ndërsa 82 ushtarë dhe 47 civilë humbën jetën në Izrael. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR