• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pesë punonjës humanitarë e kanë humbur jetën në sulmin ajror izraelit në Gazë

Pesë punonjës humanitarë e kanë humbur jetën në sulmin ajror izraelit në Gazë

Gazë, 2 prill 2024 (MIA) - Pesë të punësuar në organizatën humanitare spanjolle "World Central Kitchen" (WCK) e kanë humbur jetën në sulmin ajror izraelit në Rripin e Gazës, publikuan mediumet palestineze.

Punonjësit humanitarë nga Polonia, Australia, Irlanda dhe Britania e Madhe janë mes viktimave të sulmit ndaj një automjeti në jug të Deir al Ballaha, në qendër të zonës së okupuar bregdetare, publkikoi "Tajms of Izrael".

"Jemi të vetëdijshëm se anëtarët e ekipit WCK janë vrarë derisa kanë punuar në përkrahje të përpjekjeve tona humanitare për dërgesë të ushqimit në Gazë. Kjo është tragjedi. Punëtorët e ndihmës humanitare dhe civilët ASNJËHERË nuk duhet të jenë shënjestër. ASNJËHERË", publikoi WCK në platformën X.

Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) mbrëmë në Telegram publikuan se do ta hetojnë rastin.

WCK është e përfshirë në dërgesën e ndihmës për Gazën, e cila në mars ka arritur në zonën ushtarake përmes rrugës detare nga Qiproja. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR