• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pesë punëtorë hekurudhor humbën jetën në një aksident treni në Itali

Pesë punëtorë hekurudhor humbën jetën në një aksident treni në Itali

 Torino, 31 gusht 2023 (MIA) - Pesë punëtorë hekurudhor humbën jetën pasi u përplasën nga treni në periferi të qytetit verior të Torinos, njoftuan sot mediat italiane.

 Treni transportues, i cili ka qarkulluar në linjën midis Milanos dhe Torinos, ka lëvizur me një shpejtësi prej 160 kilometra në orë kur goditi një ekip të ngarkuar për zëvendësimin e elementeve të linjës hekurudhore pranë Brandicos, raportuan agjencitë e lajmeve AGI dhe ANSA.

 Siç raportojnë, punëtorët e hekurudhës janë tërhequr zvarrë disa qindra metra, ndërsa dy kolegë të tyre kanë mundur ta shmangin goditjen.

 Kryebashkiaku i Brandicos, Paolo Bodoni, deklaroi se nuk mund të përjashtohet që të ketë pasur një gabim në komunikim. Hetimi është në vijim.

 Makinisti, i cili është në gjendje shoku, por nuk është i lënduar.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR