• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pesë pjesëtarë të forcave opozitare humbën jetën në një sulm të forcave të kurdëve sirianë në veri i Sirisë

Pesë pjesëtarë të forcave opozitare humbën jetën në një sulm të forcave të kurdëve sirianë në veri i Sirisë

Bejrut, 10 korrik 2023 (MIA) - Forcat kurde siriane sot filluan një sulm në veri të Sirisë, ku humën jetën të paktën pesë forca të opozitës siriane të mbështetura nga Turqia, bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani të Madhe.

Sulmi ndodhi pak pas mesnatës së mbrëmshme, në jug të qytetit verior të Afrinit, të cilin e mbajnë forcat e mbështetura nga Turqia.

Observatori bëri të ditur se sulmin e  sotëm e kanë kryer Forcat Çlirimtare të Afrinit, një fraksion kurd aleat me milicinë kryesore kurde të Sirisë të njohur si Njësitë të Mbrojtjes së Popullit (IPG). Grupi ka marrë përgjegjësinë për dhjetëra sulme ndaj luftëtarëve sirianë të mbështetur nga Turqia.

 Aktivisti i opozitës siriane Taher al Omar deklaroi se sulmi ka ndodhur rreth 20 kilometra në jug të Afrinit. Sipas Al Omarit, janë vrarë pesë anëtarë të fraksionit Failak al-Shamit të mbështetur nga Turqia. ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR