• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pesë persona në Kinë janë lënduar nga predha të dezorientuara artilerike, konflikti me Mjanmarin kërcënon të eskalojë

Pesë persona në Kinë janë lënduar nga predha të dezorientuara artilerike, konflikti me Mjanmarin kërcënon të eskalojë

Pekin, 4 janar 2024 (MIA) - Pesë persona në qytetin kinez në afërsi të Mjanmarit janë lënduar dje nga predha të dezorientuara artilerike përtej kufirit, kumtuan mediumet kineze.

Autoritetet në Zhenkang, qytet në provincën Junan, konfirmuan se granatimi i dezorientuat nga Laukai, në rajonin Kokang në Mjanmar, dje pasdite e goditën Nansanin, qytet nën juridiksionin e tij.

Ndërkohë, siç cket, në spital janë dërguar pesë të lënduar.

Me vite, Kokang në shteton Shan në Mjanmar është rajon jostabil dhe problematik.

Konflikti i armatosur mes armatës së Mjanmarit dhe grupeve kryengritëse në veri të vendit eskaloi në fund të tetorit.

Kina fqinje vazhdimisht bënte thirrje për negociata për ndërprerje të zjarrit, e madje edhe e lehtësoi dialogun mes dy palëve. Sipas Kombeve të Bashkuara nga mesi i dhjetorit, mbi 660 mijë njerëz në Mjanmar janë zhvendosur nga 27 tetori, me çka zhvendosjet momentale nëpër tërë vendin arritën niumrin rekord prej 2,6 milionë njerëzve.

Autoritetet kineze i porositën qytetarët të evitojnë udhëtime në pjesën veriore të Mjanmarit, ndërsa ata të cilët tashmë janë në rajon të zhvendosen në vend të sigurt apo të kthehen në Kinë.

Kina, gjithashtu, u bëri thirrje palëve të konfliktuara të tregojnë "përmbajtje maksimale" në situatën në pjesën veriore të Mjanmarit. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR