• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pesë persona humbën jetën nga stuhitë në Miçigen, tornado zjarri në Kanada

Pesë persona humbën jetën nga stuhitë në Miçigen, tornado zjarri në Kanada

Uashington, 25 prill 2023 (MIA) - Një stuhi e fortë në Miçigen me erëra të fuqishme me shpejtësi edhe deri 120 kilometra në orë rrëzoi sot pemë, rrënoi çati të shtëpive dhe mori jetën e pesë personave, ndërsa qindra mijëra mbetën pa energji elektrike, deklaruan autoritetet e shtetit federal.

Shërbimi Kombëtar Metereologjik sot deklaroi se dëmet nga stuhia janë shkaktuar nga disa tornado. Në Kolumbinë Britanike, provinca më perëndimore e Kanadasë, megjithatë këtë javë janë vërejtur tornado zjarri, në vendet ku ende janë aktive zjarret pyjore. 

Në pjesën perëndimore të Miçigenit, qarku Kent mbrëmë humbën jetën një grua 21-vjeçare dhe dy vajza të moshës një dhe tre vjeç në një përplasje të drejtpërdrejtë të dy automjeteve që po lëviznin në shi. Shoferi është lënduar dhe është dërguar në spital.  

 Në kryeqytetin e Miçigenit, Lansing, një person humbi jetën si pasojë e rrëzimit të një peme mbi një shtëpi. Një përplasje zinxhirore ka ndodhur në autostradën ndërshtetërore 96, ku humbi jetën një person  dhe disa të tjerë janë lënduar rëndë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR