• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pesë persona humbën jetën dhe dhjetëra janë bllokuar pas stuhisë në Rumani

Pesë persona humbën jetën dhe dhjetëra janë bllokuar pas stuhisë në Rumani

Bukuresht, 14 shtator 2024 (MIA) - Pesë persona janë gjetur të vdekur pas stuhisë që goditi Rumaninë lindore dhe dhjetëra janë bllokuar në zonat e përmbytura, njoftuan sot shërbimet rumune të emergjencës.

Trupat e pajetë janë gjetur në Peçe, Dragusheni, Kostaçe Negri dhe Korod.

Shërbimet e shpëtimit po luftojnë për të shpëtuar 95 persona në rrethet lindore të goditura rëndë, Galati dhe Vaslui. Një helikopter është dërguar në Galati për të ndihmuar në kërkim-shpëtim.

Stuhia goditi 19 vende në tetë qarqe në Rumani, ndërsa era e fortë rrëzoi dhjetëra pemë të cilat dëmtuan makina dhe bllokuan rrugët si dhe pamundësuan trafikun.

Për shkak të stuhisë, kryeministri rumun Marsel Çolaku anuloi sot vizitën në zonën e Galatit.

Nga stuhia, shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet këtë fundjavë u prekën Republika Çeke, Polonia, Austria, Gjermania, Sllovakia dhe Hungaria. sa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR