• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pesë bullgarë të akuzuar në Britani për spiunim në dobi të Rusisë

Pesë bullgarë të akuzuar në Britani për spiunim në dobi të Rusisë

Londër, 21 shtator 2023 (MIA) - Pesë bullgarë janë akuzuar në Britani të Madhe për spiunim në dobi të Rusisë, lajmërojnë agjencitë botërore, transmetoi BTA.

Tre burra dhe dy gra, në moshë prej 29 deri 45 vjeç, janë akuzuar se mes gushtit 2020 dhe shkurtit të këtij viti komplotuan "grumbullim të informatave dedikuar drejtpërdrejtë apo jo drejtpërdrejtë të jenë të dobishëm për armikun, me qëllim q të dëmtimit të sigurisë dhe interesave të shtetit", sipas prokurorisë britanike.

Në korrik tre prej tyre tashmë u paraqitën në gjykatë rreth këtyre akuzave, përkujton DPA.

Pesë bullgarët u arrestuan nga njësia antiterroriste e policisë londineze në shkurt. Rasti i tyre do të trajtohet në gjykatën në Vestminster më 26 shtator. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR