• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pesë agjenci kryesore të KB-së bëjnë thirrje për armëpushim humanitar në Gazë

Pesë agjenci kryesore të KB-së bëjnë thirrje për armëpushim humanitar në Gazë

Nju-Jork, 21 tetor 2023 (MIA) - Pesë agjenci kryesore të Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje për armëpushim humanitar në Gazë, duke paralajmëruar se së shpejti numri i të vdekurve mund të "fluturojë në re" për shkak të paraqitjes së sëmundjeve.

"Me kaq shumë infrastrukturë civile në Gazë të dëmtuar ose shkatërruar në gati dy javë bombardime të vazhdueshme, duke përfshirë strehimore, institucione shëndetësore, furnizim me ujë, kanalizime dhe sisteme elektrike, koha po kalon..." paralajmëruan agjencitë e KB-së.

Programi Botëror i Ushqimit, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, Fondi i KB-së për Popullsinë dhe UNICEF-i bënë thirrje në një deklaratë të përbashkët për armëpushim dhe qasje të pakufizuar humanitare në të gjithë Gazën pasi 20 kamionë ndihma arritën në enklavë përmes kalimit Rafa.

"Bëjmë thirrje për armëpushim humanitar, bashkë me qasje të menjëhershme dhe të pakufizuar humanitare në të gjithë Gazën për t'u mundësuar grupeve humanitare të shpëtojnë jetë dhe të parandalojnë vuajtjet e mëtejshme njerëzore", thuhet në deklaratën e përbashkët.

"Rrjedhat e ndihmës humanitare duhet të jenë të përshtatshme dhe të qëndrueshme dhe të lejojnë të gjithë banorët e Gazës të ruajnë dinjitetin e tyre," thonë agjencitë e KB-së në deklaratën e përbashkët. fc/

Fotografia:EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR