• e enjte, 26 dhjetor 2024

Peruja shpalli gjendje shëndetësore të jashtëzakonshme për shkak të etheve të dengës

Peruja shpalli gjendje shëndetësore të jashtëzakonshme për shkak të etheve të dengës

Lima, 27 shkurt 2024 (MIA) - Peruja dje shpalli gjendje të jashtëzakonshme në pjesën më të madhe të vendit pasi vala e të nxehtit dhe reshjet e dendura të shiut çuan në një rritje të rasteve me ethet e dengës.

Numri i personave që vdiqën nga virusi në këtë vend të Amerikës së Jugut u rrit në 32 këtë vit, tha dje ministri i Shëndetësisë Cezar Vaskez. Numri i përgjithshëm i rasteve në tetë javët e para të këtij viti u rrit në 31,300, tha Vaskez.

"Qeveria peruane miratoi dje propozimin për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme", u tha Vaskez gazetarëve, disa orë pasi ai tha se shpërthimi i epidemisë së dengut ishte "i afërt".

"Janë 20 rajone nga 25 në të cilat do të shpallet gjendje shëndetësore e jashtëzakonshme për shkak të dengës”, shtoi ai.

Deklarata rrit burimet për shërbimet shëndetësore në zonat e prekura.

Denga, e cila transmetohet kryesisht nga pickimi i mushkonjave të infektuara, shkakton simptoma të tilla si ethe, përzierje, të vjella, lodhje dhe dhimbje trupi. Shumica e rasteve të regjistruara deri më tani në Peru janë në veri të vendit, ku spitalet tashmë janë të stërmbushura.

"Moti ka krijuar terrenin perfekt për mbarështimin që mushkonjat të shumohen më shpejt dhe të bëhen bartës më të zakonshëm të sëmundjeve”, tha Vaskez.

Vitin e kaluar, 428 njerëz vdiqën nga ethet e dengës në Peru, dhe sipas të dhënave zyrtare, 269,216 njerëz u infektuan. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR