• e shtunë, 23 nëntor 2024

Personi i akuzuar për vrasjen e pesë personave në Karolinën Veriore, është një adoleshent 15-vjeçar

Personi i akuzuar për vrasjen e pesë personave në Karolinën Veriore, është një adoleshent 15-vjeçar
Raleigh, 14 tetor 2022 (MIA) – Sulmuesi i akuzuar për vrasjen e pesë personave mbrëmë në një qytet në pjesën juglindore të SHBA-së është një adoleshent 15-vjeçar, kumtuan sot autoritetet lokale. Ai është hospitalizuar dhe është në gjendje kritike. “Viktimat e të shtënave, të cilat kanë ndodhur në Rolli, kryeqyteti i shtetit federal të Karolinës Veriore, janë të moshës 16-52 vjeç”, tha shefi i policisë së qytetit, Estella Paterson. Mes tyre është edhe një punonjës policie i cili nuk ishte në detyrë. Motivi i sulmuesit ende nuk dihet. Autoritetet nuk thonë nëse ka pasur lidhje familjare mes autorit dhe viktimave. Sipas Peterson, adoleshenti plagosi gjithashtu dy persona – një oficer policie që u shtrua në spital dhe tashmë është liruar, si dhe një burrë 59-vjeçar i cili është ende në gjendje kritike. Të shtënat e para u dëgjuan pak pas orës 17:00 (23:00 sipas kohës së Evropës së Mesme) në një shëtitore në qytetin me 500,000 banorë, kryeqyteti i Karolinës Veriore. Një numër i madh i policëve janë vendosur menjëherë për gjetjen e autorit. Në vitin 2021, në SHBA nga armët e zjarrit janë vrarë rreth 49,000 njerëz, ndërsa 45,000 u qëlluan një vit më parë, që ishte viti me numrin më të madh të viktimave. Kjo është më shumë se 130 vdekje në ditë, më shumë se gjysma e të cilave janë vetëvrasje. fb/  

QËNDRONI TË LIDHUR