• e shtunë, 23 nëntor 2024

Personat zyrtarë palestinezë: Janë vrarë së paku 198 palestinezë dhe 1.610 janë lënduar në sulmet hakmarrëse të Izraelit

Personat zyrtarë palestinezë: Janë vrarë së paku 198 palestinezë dhe 1.610 janë lënduar në sulmet hakmarrëse të Izraelit

Rramallah, 7 tetor 2023 (MIA) - Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gazë sot kumtoi se së paku 198 njerëz janë vrarë dhe së paku 1610 janë lënduar në territor, në hakmarrjen izraelite pasi që Hamasi e sulmoi Izraelin.

Ato raporte janë publikuar pasi që Izraeli kreu sulme të shumta ajrore në gazë dhe i ndesh me persona të armatosur në territoret bregdetare.

Izraeli sulmoi caqe në Gazë si përjgigje ndaj sulmeve të sotme raketore të Hamasit palestinez.

Numri i izraelitëve të vdekur në sulmin e sotëm në Hamas u rrit në 100, lajmëroi televizioni izraelit N12. Mediumet izraelite lajmëruan se janë lënduar së paku 800 njerëz. ab/

foto ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR