• e enjte, 26 dhjetor 2024

Persona të armatosur rrëmbejnë një autobus me 31 emigrantë në veri të Meksikës

Persona të armatosur rrëmbejnë një autobus me 31 emigrantë në veri të Meksikës

Meksikë, 3 janar 2024 (MIA) - Shërbimet meksikane të sigurisë janë në kërkim të 31 emigrantëve të cilët të shtunën u rrënbyen nga persona të armatosur derisa ishin duke udhëtuar me autobus deri në kufirin amerikan përmes shtetit verior të Tamaulipas, njoftuan dje autoritetet. 

Nga zyra e sigurimit të shtetit deklaruan se autobusi është nisur nga qyteti industrial Monterej, ndërsa destinacioni i tij ka qenë qyteti i Matamoros, përballë Braunsvill, Teksas. Megjithatë, në autostradën e komunës Rejnosa, ai u kap nga kriminelët në pesë makina.

 Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador dje deklaroi se janë në kërkim të emigrantëve dhe shpreson se ata do të japin më shumë informacione sot.

Rrëmbimi ndodhi pavarësisht se autoritetet meksikane shtrënguan kontrollet përgjatë autostradave në Tamaulipas gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, kur mijëra meksikanë që jetojnë në SHBA kthehen për të vizituar familjet në Meksikë. qa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR