• e enjte, 26 dhjetor 2024

Persona të armatosur kanë rrëmbyer 50 njerëz në veriperëndim të Nigerisë

Persona të armatosur kanë rrëmbyer 50 njerëz në veriperëndim të Nigerisë

 Abuxha, 17 tetor 2023 (MIA) - Persona të armatosur kanë rrëmbyer pothuajse 50 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, në veriperëndim të Nigerisë.

 Banorët e qytetit minerar Bagega në shtetin Zamfara thanë se persona të armatosur sulmuan fshatin me motoçikleta, duke qëlluar këdo që hasnin dhe i kanë djegur shtëpitë e tyre.

 Në sulm humbën jetën tre persona, ndërsa shtatë janë plagosur.

 Vitet e fundit, rrëmbimet për shpërblesë janë bërë të zakonshme në Nigerinë veriperëndimore, ku bandat e armatosura sulmojnë fshatra, shkolla ​​dhe udhëtarë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR