• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pentagoni: SHBA-ja nuk dëshiron luftë me Iranin

Pentagoni: SHBA-ja nuk dëshiron luftë me Iranin

Uashington, 9 tetor 2024 (MIA) – Zëdhënësja e Ministrisë amerikane të Mbrojtjes, Sabrina Sing deklaroi sot se nuk mund të flasë për agresion të mundshëm izraelit ndaj Iranit, por se është e sigurt se Uashingtoni nuk dëshiron luftë me Republikën Islamike. 

"Personat zyrtarë amerikanë dhe izraelitë janë në kontakt të vazhdueshëm mes vete dhe vazhdojnë të konsultohen me izraelitët që të kuptojnë se si do të jetë përgjigja e tyre", tha ajo, duke shtuar se nuk dëshiron të flasë në bazë të spekulimeve. 

Sing edhe njëherë e përsëriti mbështetjen amerikane për "të drejtën e Izraelit që të mbrohet nga kërcënimet", thuhet në kumtesën e Pentagonit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR