Pentagoni publikoi dokumente për praninë e mundshme të jashtëtokësorëve
- Pentagoni publikoi një draft-dokument javën e kaluar, ku citohet se ndoshta jashtëtokësorë e vizitojnë Sistemin Diellor dhe dërgojnë sonda të vogla kërkimore, siç bën NASA kur hulumton planete tjera.
- Post By Sara Ademi
- 13:35, 16 mars, 2023
Uashington, 16 mars 2023 (MIA) - Pentagoni publikoi një draft-dokument javën e kaluar, ku citohet se ndoshta jashtëtokësorë e vizitojnë Sistemin Diellor dhe dërgojnë sonda të vogla kërkimore, siç bën NASA kur hulumton planete tjera.
Ai draft-raport i shkruar nga Shon Kirkpatrik - drejtor i Zyrës për zgjidhjen e anomalive nga të gjitha fushat (AAPO) e SHBA-së dhe Abraham Loub - drejtor i Departamentit për astronomi pranë Universitetit të Harvardit. Në dokument citohet se objekte artificiale ndëryjore potencialisht ndoshta dërgojnë sonda të vogla gjatë fluturimit në Tokë.
"Ai operacion nuk dallohet shumë nga misionet e NASA-s. Ata të ashtuquajtur "fara të luleradhiqes" mund të ndahen nga anija kozmike amë me forcën e gravitacionit të Diellit ose me aftësinë për manovrim", thonë profesionistët.
Në vitin 2005, Kongresi amerikan e detyroi NASA-n të gjejë 90 për qind të të gjitha objekteve afër Tokës më të mëdha se 140 metra, pas së cilës ishin krijuar teleskopët. "Pan-SARRS". Në tetor të vitit 2017, u zbulua një objekt i pazakontë ndëryjor i cili më vonë e mori emrin "Oumuamua", që në gjuhën havaiane do të thotë "skaut". AARO është formuar në korrik të vitit 202 dhe është përgjegjës për ndjekjen e dukurive të rralla dhe trupave, si në qiell dhe në brendësinë e Tokës ashtu edhe në hapësirë.
"Me një dizajn të mirë, sondat e tilla të vogla, mund të arrijnë në Sistemin Diellor ose në Tokë, për shkak të hulumtimit, ndërsa anija kozmike amë kalon në distancë të caktuar Tokë-Diell, siç ishte rasti me "Oumuamua". Astronomët nuk mund të zbulojnë mini-sonda sepse ato nuk e reflektojnë mjaft dritën e Diellit që teleskopët t'i dallojnë", shtojnë autorët.
Objekti hapësinor "Oumuamua" ishte në formë puro, dukej i drejtë dhe nuk tregoi asnjë gjurmë teksa udhëtonte nga Dielli në Tokë, duke bërë që disa shkencëtarë të besojnë se mund të ketë qenë një anije kozmike artificiale. Gjithashtu, tre vjet më vonë, u zbulua një tjetër objekt që nuk la asnjë gjurmë pas. sa/