• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pentagoni nuk planifikon të tërheq ushtarë amerikanë nga Iraku

Pentagoni nuk planifikon të tërheq ushtarë amerikanë nga Iraku

Uashington, 9 janar 2024 (MIA) - Pentagoni në këtë moment nuk planifikon të tërheq rreth 2.500 ushtarë amerikanë nga Iraku, tha zëdhënësi, gjenerali Patrik Rajder edhe krahas asaj se Bagdadi javën e kaluar e publikoi fillimin e procesit për mbylljen e misionit të koalicionit ndërkombëtar, të udhëhequr nga SHBA-ja në vend.

"Në këtë moment, nuk kam njohuri për plane për tërheqje. Mbetemi të përqëndruar në misionin që ta mposhtim ISIS-in", tha Rajder.

Ai shtoi se pjesëtarët e ushtrisë amerikane janë në Irak me ftesë të qeverisë në vend. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR