• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pentagoni: Ndihma e rritur për Izraelin nuk ndikon në mbështetjen për Ukrainën

Pentagoni: Ndihma e rritur për Izraelin nuk ndikon në mbështetjen për Ukrainën

Uashington, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes së SHBA-së, mohoi se çfarëdo lloj vendime të Uashingtonit për zgjerim të ndihmës ushtarake për Izraelin do të kenë efekt negativ mbi mbështetjen mbrojtësë për Ukrainën.

"Ne i sigurojmë Izraelit gjithçka që është e nevojshme që të luftojë kundër organizatës terroriste Hamas. Sigurojmë municion me precizitet të lartë dhe pajisje për mbrojtje kundërajrore, ajo që është e nevojshme forcave izraelite të mbrojtjes", tha zëvendësja e zëdhënëses së Pentagonit, Sabrina Sing në konferencë për media.

Ajo bëri të ditur se SHBA-ja vazhdon t'i japë mbështetje Ukrainës nga rezervat të cilat mbeten në bazë të autorizimit të presidentit, përderisa, siç shtoi, ndihma për Izraelin vjen nga fond tjetër, "Financim i jashtëm ushtarak" (Foreign Military Financing). fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR