• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pentagoni i vlerëson aktivitetet e Kinës në Azi si gjithnjë e më të rrezikshme

Pentagoni i vlerëson aktivitetet e Kinës në Azi si gjithnjë e më të rrezikshme

Singapor, 4 qershor 2023 (MIA) - Ministria amerikane e Mbrojtjes sot i dënoi aksionet "gjithnjë e më të rrezikshme" të ushtrisë kineze në Azi pas dy incidenteve mes forcave të dy vendeve në ditët e kaluara.

"Mbetemi të shqetësuar për aktivitetet gjithnjë e më të rerzikshme dhe të dhunshme të Armatës nacionalçlirimtare në rajon, përfshirë edhe ditëve të fundit", deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pet Rajder, i cili është së bashku me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Llojd Ostin në konferencën e sigurisë në Singapor.

Ato deklarata u dhanë pas dy incidenteve mes ushtrisë amerikane dhe asaj kineze në Ngushticën e Tajvanit dhe Detit jugor kinez në dhjetë ditët e fundit. Marina amerikane dje akuzoi një anije kineze se ka lëvizur "rrezikshëm" rreth një zbuluesi të tij i cili lundronte në Ngushticën e Tajvanit, i shoqëruar nga një anije kanadeze.

Kina nuk e përmendi incidentin, por i akuzoi SHBA-në dhe Kanadanë se "qëllimisht shkaktojnë probleme në Ngushticën e Tajvanit". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR