• e premte, 27 dhjetor 2024

Pentagoni: Grupi "Vagner" është pak i përfshirë në luftërat në Ukrainë

Pentagoni: Grupi

Uashington, 14 korrik 2023 (MIA) - Mercenarët e grupit paraushtarak rus "Vagner" tashmë nuk marrin pjesë në përmasa të mëdha në operacionet luftarake në Ukrainë, njoftoi mbrëmë vonë Pentagoni.

"Në këtë moment, nuk shohim që forcat e 'Vagnerit' marrin pjesë në operacionet e mëdha luftarake në Ukrainë", deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Pet Rajder. 

Megjithatë, dy javë pas kryengritjes së pasuksesshme të këtij grupi mercenar në Rusi, autoritetet amerikane besojnë se shumica e anëtarëve të "Vagnerit" ende janë në rajonet e okupuara nga Rusia në Ukrainë. 

Grupi paraushtarak i cili luajti rol kyç në pushtimin rus ndaj Ukrainës në fund të qershorit bëri përpjekje që ta rrëzojë udhëheqësinë ushtarake ruse me grushtet, që u nis nga Rostov në Don. 

Udhëheqësi i "Vagnerit", Evgenij Prigozhin deklaroi se kryengritja nuk ka pasur për qëllim që ta rrëzojë qeverinë, por ishte e drejtuar drejt Shtatmadhorisë së armatës ruse, që e akuzoi për paaftësi në konfliktin në Ukrainë. 

Kryengritja përfundoi gjatë ditës, natën e 24 qershorit, me marrëveshjen që parasheh largimin e Prigozhinit në Bjellorusi. Presidenti rus Vladimir Putin luftëtarëve të tij u ofroi që të përfshihen në forcat e rregullta të armatosura, të shkojnë në Bjellorusi ose të kthehen në jetën civile. 

Ushtria ruse para pak kohësh njoftoi se me çarmatosjen e "Vagnerëve" ka marrë më shumë se 2.000 copë pajisje ushtarake, 2.500 tonë municion dhe 20.000 armë të lehta. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR