• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pentagoni etiketon Iranin dhe Korenë e Veriut si kërcënime të vazhdueshme

Pentagoni etiketon Iranin dhe Korenë e Veriut si kërcënime të vazhdueshme

Uashington, 29 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së (Pentagoni) e përshkroi Iranin dhe Korenë e Veriut si kërcënime të vazhdueshme në një dokument të titulluar si "Strategjia për Kundërshtim të armëve për shkatërrim masiv".

Pentagoni publikoi një version të përditësuar të këtij dokumenti strategjik për herë të parë që nga viti 2014.

Në dokument, Irani dhe Koreja e Veriut përshkruhen si "kërcënime të vazhdueshme", ndërsa Kina është etiketuar si "kërcënim në rritje" dhe Rusia si "kërcënim akut".

"Zhvillimi i aftësive i lejon Koresë së Veriut të përdorë armë bërthamore në çdo fazë të konfliktit, thuhet në një pjesë të dokumentit të Pentagonit për Korenë e Veriut.

Në pjesën për Iranin citohet se vendi ka lëndën e parë për të zhvilluar armë bërthamore për më pak se dy javë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR