• e martë, 24 dhjetor 2024

Pentagoni e ka rritur gatishmërinë luftarake të forcave të veta për shkak të kërcënimit potencial nga Irani

Pentagoni e ka rritur gatishmërinë luftarake të forcave të veta për shkak të kërcënimit potencial nga Irani

Uashington, 29 shtator 2024 (MIA) - Pentagoni ka rritur gatishmërinë luftarake të forcave të veta për shkak të kërcënimit potencial nga Irani, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes, Pet Rajder.

Në kumtesë thuhet se ministri i Mbrojtjes, Lojd Ostin ka marrë raporte dhe i ka dhënë udhëzime ekipit të tij për zhvillimet më të fundit në Lindjen e Afërt gjatë fundjavës.

“Ostin dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes janë fokusuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe forcave amerikane në rajon, mbrojtjen e Izraelit dhe uljen e tensioneve përmes parandalimit dhe diplomacisë”, kumtoi Pentagoni. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR