• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pentagon: SHBA-ja do të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë për edhe 400 milionë dollarë

Pentagon: SHBA-ja do të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë për edhe 400 milionë dollarë
Uashington, 4 nëntor 2022 (MIA) – SHBA-ja do të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë për edhe 400 milionë dollarë dhe në Gjermani do të krijojnë një qendër komanduese për ndihmë në sferën e sigurisë, kumtoi sot Pentagoni. Qendra do të jetë përgjegjëse për transferin e të gjitha armëve në Ukrainë dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas. Vendi i ri komandues, i quajtur Grupi për ndihmë për sigurinë në Ukrainë, është tregues për një program më afatgjatë për mbështetjen e Kievit në luftën e tij kundër Rusisë, tha zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Sing. Pakoja e re prej 400 milionë dollarë përfshin marrëveshje për 1.100 dronë Phoenix Ghost, financim për riparimin e 45 tankeve, 40 lundrues lumorë dhe sisteme të tjera. Por, armët do të kalojnë përmes skemës "Nismë për ndihmë për sigurinë në Ukrainë" dhe nuk do të dorëzohen menjëherë në Kiev. Armët sipas kësaj nisme porositen nga prodhuesit, ndërsa nuk merren nga depotë ushtarakë. Nga fillimi i luftës më 24 shkurt, SHBA-ja i dha Ukrainës armë dhe pajisje të tjera në vlerë prej 18,2 miliardë dollarë.

QËNDRONI TË LIDHUR