• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pengmarrësit kërkojnë ryshfet për lirimin e nxënësve të rrëmbyer në veri të Nigerisë

Pengmarrësit kërkojnë ryshfet për lirimin e nxënësve të rrëmbyer në veri të Nigerisë

Abuxha, 13 mars 2024 (MIA) - Grupi i armatosur që javën e kaluar rrëmbeu 286 nxënës dhe të punsuar nga një shkollë në veri të Nigerisë, kërkon gjithsej një miliard naira nigeriane (rreth 620,432 dollarë) për lirimin e tyre.

Nxënësit nga një shkollë fillore në qytetin Kuriga, që ndodhet në shtetin verior të Nigerisë, Kaduna, u rrëmbyen së bashku me anëtarët e personelit të shkollës më 7 mars, në rrëmbimin e parë masiv në Nigeri që nga viti 2021.

Zëdhënësi i familjeve të pengjeve tha se dje ka marrë një telefonatë nga rrëmbyesit të cilët kanë kërkuar shpërblim për lirimin e nxënësve të rrëmbyer dhe personelit të shkollës.

Rrëmbyesit kanë dhënë ultimatum që paratë të paguhen brenda 20 ditëve nga dita e rrëmbimit dhe nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre do të vrasin të gjithë pengjet. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR