• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski- Pavel: Mbështetje e qartë dhe e hapur nga Çekia për eurointegrimet e vendit

Pendarovski- Pavel: Mbështetje e qartë dhe e hapur nga Çekia për eurointegrimet e vendit

Shkup, 29 gusht 2023 (MIA)- Çekia është aleati ynë i rëndësishëm dhe i dëshmuar ku tashmë e tre dekada ndërtojmë  marrëdhënie miqësore, politike dhe ekonomike. Veçmas e vlerësojmë mbështetjen e hapur dhe pa rezervë të Çekisë për eurointegrimet dhe negociatat qasëse që i udhëheqim, me qëllim implementimin e të gjithë reformave esenciale dhe integrimin tonë të shpejtë në BE, vlerëson presidenti Stevo Pendarovski i cili prej sot qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë.

Mirënjohje për angazhimin gjatë vitit të kaluar të Çekisë si kryesues i Këshillit Evropian, mirëpo dhe për të gjitha përpjekjet e bëra si vend si pjesë e grupit të Vishegradit të cilët janë me interes të veçantë për shkak të bashkëpunimit rajonal dhe të suksesshëm, qëndron në postimin e Pendarovskit në "Fejsbuk".

Shoqëria maqedonase dhe ajo çeke, thekson Pendarovski, janë të lidhura fortë historikisht dhe kulturalisht që i ndërtojnë qytetarët tanë, ndërsa dy qytetet tona tashmë tre dekada ndërtojnë marrëdhënie politiko dhe ekonomike.

"Në takimin e sotëm më presidentin Petar Pavel kemi konfirmuar partneritetin tonë. Republika e Çekisë është aleati ynë i rëndësishëm dhe i dëshmuar në Kombet e Bashkuara në OSBE, kurse tani dhe në Aleancën e NATO-s. Në  këto vitet e fundit kemi rritje të vazhdueshme në tregti si konfirmim i zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe në disa fusha", thuhet në publikimin zyrtar në FB të Pendarovskit me rastin e vizitës.

Pendarovski në Pragë ka qenë i pritur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga homologu i tij çek i cili filloi vizitën e tij zyrtare në Republikën e Çekisë. Dy presidentët patën një takim tet-a-tet ku u konfirmuan marrëdhëniet e sinqerta miqësore mes dy vendeve. Në takim u bisedua edhe për aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, partneritetin në NATO, si dhe për situatën në rajon në kontekst të luftës në Ukrainë.

Në kudër të vizitës dyditore në Republikën e Çekisë, shefi i shtetit Pendarovski do të ketë takime dhe me kryetarin e Qeverisë Petar Fiala dhe me kryetarin e Senatit të Parlamentit Millosh Vistrçip si dhe me kryetaren e Dhomës së deputetëve në Parlamentin e Republikës së Çekisë, Marketa Pekarova Adamova. rq/

Foto: Ueb faqja e presidentit në Fejsbuk 

 

QËNDRONI TË LIDHUR