• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski nuk e nënshkroi Dekretin për shpallje të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese

Pendarovski nuk e nënshkroi Dekretin për shpallje të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski vendosi të mos e nënshkruajë Dekretin për shpallje të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi në mbledhjen e mbajtur më 7 shkurt të këtij viti.

Vendimi, siç informuan nga Kabineti i presidentit Pendarovski, është sjellë në bazë të analizës së hollësishme të tekstit të Ligjit dhe të procedurës në të cilën ky Ligj është sjellë, si dhe pas konsultimeve të kryera me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikë e Maqedonisë së Veriut, si partneri ynë më i rëndësishëm në procesin e negociatave.

Pendarovski konsideron se ndryshimet dhe plotësimet e ligjit janë sjellë përmes përdorimit joadekuat të procedurës së përshpejtuar për harmonizim me legjislaturën e së drejtës së Bashkimit Evropian, e njohur si "procedurë me flamur evropian", në situatë të mungesës së "aki"-së thelbësore (e drejtë e detyrueshme e BE-së) në sferat që i përfshin ky Ligj dhe fakti se Ligji nuk cekë madje as "aki BE) të limituar që mund të jetë relevante.

Presidenti Pendarovski, duke e pasur parasysh rëndësinë për rregullim gjithpërfshirës të kësaj fushe, por edhe për shqetësimet legjitime dhe të arsyeshme të qytetarëve lidhur me ndikimin e mundshëm të dëmshëm të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese ndaj të rinjve, posaçërisht ndaj zhvillimit të tyre psikologjik, i bën thirrje Kuvendit, pa shtyrje, sërish të fillojëd ebat dhe procedurë për këtë çështje, por në procedurë të rregullt ligjvënëse me debat të gjerë dhe inkluziv e të gjitha palët e prekura, ashtu siç i ngjan një demokracie të pjekur parlamentare.

Për vendimin, presidenti Pendarovski e informoi kryetarin e Kuvendit, Jovan Mitreski.

"Jam i vetëdijshëm për rëndësinë e rregullimit gjithpërfshirës të kësaj fushe, por edhe për shqetësimet legjitime dhe të arsyeshme të qytetarëve lidhur me ndikimin e mundshëm të dëmshëm të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese ndaj të rinjve, posaçërisht ndaj zhvillimit të tyre psikologjik. Për rrezikun nga keqpërdorimi i lojërave të fatit dhje lojërave argëtuese dhe për zhvillimin e varshmërisë jo të shëndoshë prej tyre ekzistojnë studime të shumta shkencore dhe profesionale, por edhe shembuj të përditshëm tragjik. Mu për këtë arsye, konsideroj se pa shtyrje, duhet sërish të fillojë debati dhe procedura në Kuvend për këtë çështje, por në procedurë të rregullt me debat të gjerë dhe inkluziv me të gjitha palët e prekura, ashtu siç i ngjan një demokracie të pjekur parlamentare. Në atë drejtim, u bëj thirrje të gjithë deputetëve, pavarësisht përkatësisë politike, ndërkaq duke u udhëhequr nga kushtetuta dhe interesi publik, edhe njëherë, të mendojnë para se sërish të vendosin për këtë Ligj", ceket në shkresën drejtuar kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR