• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski: Nevojitet konstruktivitet në raport me Bullgarinë, ekzistimi i pakicës maqedonase është fakt

Pendarovski: Nevojitet konstruktivitet në raport me Bullgarinë, ekzistimi i pakicës maqedonase është fakt

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Shefi i shtetit, Stevo Pendarovski thekson se nevojitet konstruktivitet në marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe në përpjekjet për zgjidhje të çështjeve të hapura, ndërsa ekzistimi i pakicës maqedonase në shtetin fqinj është fakt, i cili është konfirmuar edhe nga Strasburgu.

Në pyetjen e MIA-s për ta komentuar kumtesën e djeshme të Ministrisë bullgare të Punëve të jashtme, në të cilën mes tjerash ka vërejtje për "komentet e kohëmëparshme publike të politikanëve nga vendi fqinj dhe deklaratat e rrejshme nga ana e tyre për Republikën e Bullgarisë", nga Kabineti i pendarovskit na u përgjigjën se qëndrimi i presidentit edhe më parë edhe tnai është se nevojitet konstruktivitet në marrëdhëniet bilaterale dhe zgjidhje të çështjeve të hapura.

Претседателот Стево Пендаровски и Фондот за деца при Обединетите Нации (УНИЦЕФ) денеска го најавија почетокот на новата заедничка иницијатива „Преосмисли ја иднината“, чија цел е на децата и

"Lidhur me kumtesën e Minsitrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, ju informoj se qëndrimi i presidentit Pendarovski edhe në të kaluarën edhe tnai është se nevojitet konstruktivitet në marrëdhëniet bilaterale dhe zgjidhje të çështjeve të hapura, duke pasur parasysh atë se edhe shnteti ynë pretendon të jetë pjesë e BE-së ku së bashku me Bullgarinë fqinje do të udhëzohet për bashkëpunim akoma më të madh", thuhet në përgjigjen për MIA-n nga kabienti i presidentit.

Lidhur me komentet për pakicën maqedonase në Bullgari, nga Kabienti theksojnë se ai është fakt, i cili është pranuar edhe nga Strasburgu.

"Lidhur me komentet të cilat kanë të bëjnë me ekzistimin e pakicës maqedonase në Bullgari, bëhet fjalë për fakt i cili është konstatuar edhe me vendimet e gjykatës në Strasburg", ceket në përgjigje.

MPJ bullgare dje kumtoi  se në takim ishte thirrur edhe ambasadori i plotëfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të, siç ceket, "komentet e kohëmëparshme publike të politikanëve nga vendi fqinj dhe deklaratat e rrejshme nga ana e tyre për Republikën e Bullgarisë".

Në kumtesë nuk është saktësuar cilëve politikanë dhe cilave pohime i referohet reagimi, por ceket se Sofja "në mënyrë kategorike e kundërshton tentimin e Bullgarisë dhe marr[dhëneit bilaterale të përfshihen në debatin e brendshëm politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe në kontekst të fushatës aktuale zgjedhore".

Министерството за надворешни работи на Бугарија остро го осудува оштетувањето на културниот клуб „Цар Борис Трети“ во Охрид извршено ноќта меѓу 20 и 21 ноември 2022 година. 

Kumtesa e MPJ-së bullgare vjen pas reagimit të partisë bullgare VMRO. partia kërkoi nga Ministria urgjentisht ta thërrasë ambasadorin e RMV-së në Sofje, lidhur me dekalratën e presidentit Stevo Pendarovski për shkak të "fjalorit urrejtës ndaj shtetit bullgar".

Коmiteti për eliminim të diksriminimit racor pranë KB-së më 10 dhjetor, në Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut i bëri thirrje Bullgarisë t'i garantojë të drejtat e bashkësisë etnike maqedonase.

Në raportin për Bullgarinë Komiteti porositi që ajo t'i shqyrtojë të gjitha mjetet e mundshme për garantim të të drejtave të njeriut të pjesëtarëve të bashkësive etnike pakica, duke i prëfshirë grupin maqedonas dhe t'i implementojë aktvendimet relevante të Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut që kanë të bëjnë me të drejtën e lirisë së të shprehurit dhe të bashkimit.

Судот од Стразбур на 6 октомври 2020 одлучи по втор пат да го примени членот 39 од неговите правила во врска со конфликтот во Нагорно-Карабах. Судот ги повика сите држави директно или индирек

Komiteti e merr parasysh sqarimin e dhënë nga delegacioni i shtetit anëtar se të gjithë qytetarët e vet kanë të drejtën e vetëidentifikimit, përfshirë edhe për maqedonasit edhe për pomakët.

Megjithatë, Komiteti është i shqetësuar për shkak të raporteve se anëtarëve të grupeve maqedonase pakicë u është ndaluar realizimi i lirshëm i të drejtës së lirisë së grumbullimit dhe lirisë së bashkimit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR