• e enjte, 18 korrik 2024

Pendarovski: Kurban Bajrami le të jetë nxitje e qytetarëve për tejkalim të përbashkët të sfidave

Pendarovski: Kurban Bajrami le të jetë nxitje e qytetarëve për tejkalim të përbashkët të sfidave

Shkup, 28 qershor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane, Kurban Bajrami, i ka dërguar urime kreut të Bashkësisë Fetare Islame, reis-ul-ulema haxhi hfz. Shaqir efendi Fetahu dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam në shtet. 

"Më lejoni t'u dërgoj urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e festës së Kurban Bajramit. Ju uroj që festat t'i kaloni në harmoni dhe mirëqenie, duke ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë, mbështetje dhe mirëkuptim. Kurban Bajrami, festa e bazuar në solidaritet dhe bujari, le të jetë nxitje për të gjithë qytetarët që bashkërisht t'i kalojmë sfidat në shoqërinë tonë multietnike. Në frymën e festës së Kurban Bajramit, le të vazhdojmë ta ndërtojmë vendin tonë mbi themelet e mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe kujdesit për të tjerët", porositi presidenti. fc/

Fotografia: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR