Pelegrini: Sulmi ndaj Ficos është kërcënim i paprecedentë për demokracinë sllovake
- Presidenti i sapozgjedhur sllovak, Peter Pelegrini, sot pasdite dënoi sulmin ndaj kryeministrit Robert Fico si "kërcënim të paprecedentë për demokracinë sllovake", njofton DPA.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:46, 15 maj, 2024
Bratislavë, 15 maj 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur sllovak, Peter Pelegrini, sot pasdite dënoi sulmin ndaj kryeministrit Robert Fico si "kërcënim të paprecedentë për demokracinë sllovake", njofton DPA.
"Nëse opinionet tona politike i shprehim me armë në sheshe publike dhe jo në qendrat e votimit, po rrezikojmë gjithçka që kemi ndërtuar së bashku në 31 vitet e pavarësisë së Sllovakisë", paralajmëron politikani socialdemokrat.
Pas sulmit ndaj kryeministrit sllovak, Pelegrini anuloi sot pasdite udhëtimin e tij të planifikuar jashtë vendit.
Pelegrini konsiderohet bashkëpunëtor i ngushtë i Ficos edhe pse katër vite më parë u tërhoq nga partia Smer dhe themeloi partinë e tij – Hlas, njofton DPA.
Në prill, Pelegrini fitoi zgjedhjet presidenciale dhe në qershor do të zëvendësojë presidenten liberale në largim Zuzana Çaputova.
Republika e Sllovakisë fitoi pavarësinë në vitin 1993 me ndarjen e Çekosllovakisë, kujton DPA. qa/
Foto: arkivi i MIA-s