• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Pelegrini: Sllovakia e mbështet kandidaturën e Rutes për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s

Pelegrini: Sllovakia e mbështet kandidaturën e Rutes për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s

 Bratislavë, 18 qershor 2024 (MIA) -  Presidenti i Sllovakisë, Peter Pelegrini,  deklaroi sot se Bratislava e mbështet kandidaturën e Mark Rutes për sekretar të përgjithshëm të NATO-s.

 Pelegrini theksoi se Sllovakia deri më tani kishte preferuar një kandidat "gjeografikisht më të afërt" nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si presidenti rumun Klaus Johanis, por tani mbështet Ruten.

Pas diskutimit të fundit me Mark Ruten dhe konsultimeve me qeverinë e tij, Sllovakia mund ta imagjinojë Ruten në krye të NATO-s, theksoi Pelegrini.

 SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania mbështesin Ruten si pasues të Stoltenbergut, i cili do të japë dorëheqjen në tetor. NATO-ja i merr vendimet unanimisht, prandaj çdo kandidat duhet të marrë mbështetjen e të 32 vendeve anëtare.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR