• e martë, 24 dhjetor 2024

Pelegrini në spital shkurt ka biseduar me Ficon, gjendja e të cilit mbetet shumë serioze

Pelegrini në spital shkurt ka biseduar me Ficon, gjendja e të cilit mbetet shumë serioze

Bratislavë, 16 maj 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur sllovak Peter Pelegrini sot deklaroi se në spitalin Banjska Bistricë ka biseduar me kryeministrin Robert Fico, gjendja e të cilit është ende shumë serioze, transmetojnë agjencitë botërore.

Pelegrini, gjithashtu, deklaroi se shpreson që Fico të rifitojë aftësinë për të marrë vendime në ditët në vijim, por ndërkohë detyrat e tij do t'i kryejë zëvendësi i tij, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak, bën të ditur Gardian.

"Mund të flasë, por tha vetëm disa fjali dhe më pas u ndje shumë i lodhur, sepse ishte nën qetësim", deklaroi Pelegrini në konferencën për mediat që e mbajti së bashku me presidenten aktuale të Sllovakisë, Zuzana Çaputova. 

Të dy sot u kanë bërë thirrje të gjithë njerëzve, partive dhe shoqatave në vend që të bëjnë gjithçka për të ulur tensionet në shoqëri pas atentatit ndaj kryeministrit Fico.

Presidenti i ardhshëm i Sllovakisë është aleat politik i kryeministrit. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR