• e diel, 06 tetor 2024

Pekini: SHBA-ja nuk mund ta ndalojë Kinën duke furnizuar me armë Tajvanin

Pekini: SHBA-ja nuk mund ta ndalojë Kinën duke furnizuar me armë Tajvanin

Pekin, 25 gusht 2023 (MIA) - Dërgesat e reja të armëve amerikane në Tajvan nuk mund ta ndihmojnë SHBA-në të ndalojë Kinën, as nuk do të lejojë që administrata në Taipei të izolohet nga Pekini, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes kineze Xhang Sjaogang.

"Ne këmbëngulim që pala amerikane duhet të përmbushë me të vërtetë premtimet e saj për të mos mbështetur komplotistët e të ashtuquajturës lëvizje për pavarësinë e Tajvanit," tha Xhang në një deklaratë të postuar nga Ministria e Mbrojtjes e Kinës në aplikacionin WeChat.

Ai shtoi se "përpjekjet për të qetësuar RP të Kinës në kurriz të Tajvanit janë të dënuara me dështim dhe dëshira e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të izoluar ishullin duke përdorur rezervat e armëve si mjet vetëm çon në një qorrsokak". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR