• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pekini pretendon se një anije amerikane luftarake ilegalisht ka hyrë në ujërat territoriale kineze

Pekini pretendon se një anije amerikane luftarake ilegalisht ka hyrë në ujërat territoriale kineze

Pekin, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Ushtria kineze sot njoftoi se një anije amerikane ka hyrë ilegailsht në ujërat territoriale kineze, pjesën kontestuese në Detin e Kinës Jugore që kohët e fundit ka qenë vendi i disa incidenteve detare, transmeton DPA.

"SHBA seriozisht ka prishur paqen dhe stabilitetin rajonal", thuhet në një deklaratë nga zëdhënësi i sektorit jugor të Kinës, duke shtuar se SHBA ka pushtuar Detin e Kinës Jugore dhe kanë shkelur sovranitetin e Kinës", transmetojnë mediat britanike.

Kina ka mosmarrëveshje me disa vende fqinje për disa pjesë të zonave detare në Detin e Kinës Jugore.

Marina amerikane njoftoi se anija USS "Gabriel Gifords" po lundronte në një operacion rutinë në ujërat ndërkombëtare në Detin e Kinës Jugore në pajtueshmëri me ligjin ndërkombëtar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR