• e premte, 27 dhjetor 2024

PE-ja miratoi rregulla të reja për rroga minimale në BE

PE-ja miratoi rregulla të reja për rroga minimale në BE
Strasburg, 14 shtator 2022 (MIA) - Parlamenti evropian e miratoi ligjin e ri për rroga adekuate minimale në BE, me 505 vota "për", 92 "kundër" dhe 44 të përmbajtur. Legjislatura e BE-së, e dakorduar në qershor me Këshillin, ka për qëllim ta përmirësojë standardin jetësor dhe kushtet e punës për të gjithë punëtorët evropianë dhe ta promovojë përparimin ekonomik dhe social, lajmëroi korrespondenti i MIA-s. Për atë qëllim, teksti i miratuar ligjor konstaton kërkesa minimale lidhur me përshtatjen e rrogave ligjore minimale siç është paraparë në legjislaturën nacionale dhe/apo marrëveshjet kolektive. Gjithashtu, e përmirëson qasjen efektive të punëtorëve drejt mbrojtjes që e ofrojnë rrogat minimale.

Direktiva e re do të vlejë për të gjithë punëtorët nga BE-ja të cilët kanë kontratë për punësim apo marrëdhënie pune. vendet-anëtare në të cilat rroga minimale tashmë është e mbrojtur me marrëveshje kolektive nuk do të obligohen t'i zbatojnë këto rregulla apo t'i bëjnë këto marrëveshje përgjithësisht të zbatueshme.

Caktimi i rrogës minimale do të mbetet kompetencë nacionale, por vendet-anëtare do të duhet të kujdesen që rrogat e tyre minimale t'u lejojnë punëtorëve të jetojnë me dinjitet, duke i marrë parasysh shpenzimet për jetë dhe nivelet e ndershme të sendërtimit.

Sipas rregullave të reja tl miratuara sot nga eurodeputetët, dakordimi kolektiv në novel sektorial dhe ndërsektorial është me rëndësi thelbësore për t'u arritur nivel adekuat i mbrojtjes që e ofrojnë rrogat minimale. Në vendet ku më pak se 80 për qind e punëtorëve janë të përfshirë me kontrata kolektive, vendet-anëtare, në bashkëpunim me partnerët social, do të duhet të vendosin plan aksioni me qëllim që të rritet ky mbulim.

Teksti i miratuar që e vendosë obligimin që vendet-anëtare të vendosin sistem të kontrollit, përfshirë sistem të sigurt për ndjekje, si dhe kontrolle dhe inspektime në vendin e ngjarjes, me qëllim që të sigurohet harmonizim me këto rregulla dhe të luftojnë kundër nënkontratave ofenduese.

Pritet q[ë Këshilli zyrtarisht ta miratojë marrëveshjen në shtator, vendet-anëtare më pas do të kenë dy vite të harmonizohen me direktivën.

Rrogat minimale janë më të larta në Luksemburg, Irlandë dhe Gjermani. Më të ulëta janë në Bullgari, Letoni dhe Estoni. Në BE ka rrogë ligjore minimale në 21 nga 27 vende, përderisa në gjashtë të tjerat (Austri, Qipro, Danimarkë, Finlandë, Itali dhe Suedi) nivelet e rrogave sërish caktohen me marrëveshje kolektive. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR