• e mërkurë, 21 janar 2026

PE-ja mbështet miratimin e pakos së ndihmës për Ukrainën në procedurë të shkurtuar

PE-ja mbështet miratimin e pakos së ndihmës për Ukrainën në procedurë të shkurtuar

Bruksel, 20 janar 2026 (MIA) – Eurodeputetët sot mbështetën me shumicë votash kërkesën e Komisionit Evropian për të miratuar pakon financiare të BE-së për të mbështetur Ukrainën sipas një procedure të shkurtër legjislative.

Sipas këtij vendimi, Parlamenti Evropian në seancën e ardhshme plenare do të duhet të votojë për propozimin për të shpërndarë kredinë prej 90 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën.

Propozimi parashikon që BE-ja t'i ofrojë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë euro përmes huamarrjes së përbashkët nga Unioni në tregjet e kapitalit.

Në këtë mënyrë, do t'i ofronte Kievit ndihmë ushtarake dhe buxhetore, si dhe mbështetje për industrinë e mbrojtjes së Ukrainës dhe integrimin e saj në Bazën industriale evropiane të mbrojtjes.

Njëherësh, eurodeputetët vendosën gjithashtu të përshpejtojnë procedurën për ndryshimin e rregullores mbi Instrumentin e Ukrainës dhe miratimin e vendimit për lirimin e Sllovakisë, Hungarisë dhe Çekisë nga detyrimet që lidhen me kredinë për Ukrainën.

Në seancën e sotme, eurodeputetët me 503 vota "për", 57 "kundër" dhe 108 "abstenime", miratuan propozimin për të përmirësuar qasjen dhe furnizimin me ilaçe thelbësore në BE që synon të sigurojë nivel të lartë mbrojtjeje të shëndetit publik për qytetarët evropianë përmes uljes së varshmërisë së Unionit nga vendet e tjera dhe duke rritur konkurrueshmërinë e sektorit të tij farmaceutik.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR