• e enjte, 26 dhjetor 2024

PE-ja do të debatojë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta serbe

PE-ja do të debatojë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta serbe

Bruksel, 8 prill 2024 (MIA) - Komiteti për punë të brendshme, drejtësi dhe liri qytetare i Parlamentit Evropian nesër duhet ta miratojë raportin e raportuesit për heqjen e vizave për qytearët e Kosovës me pasaporta serbe, Matjazh Nemec.

Pasi më 1 janar ka hyrë në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën, serbët nga Kosova me pasaporta të Autoritetit koordinues, janë të vetmit në rajon, të cilëve u duhet vizë për udhëtim në BE.

KE-ja në nëntor të vitit 2023 propozoi ndryshime në rregullativën nga viti 2018, ashtu që regjimi pa viza do të zbatohet edhe për serbët e Kosovës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR