Peci: Anëtarësimi i Kosovës në KE do të shtyhet nëse nuk fillon procesi për formim të AKS-së
- Drejtori i Institutit të Kosovës për hulumtim dhe zhvillim të politikave - KIPRED, Lulzim peci, deklaroi se ka informata se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet për një vit nëse drafti evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk i dërgohet Gjykatës kushtetuese, me çka do të fillojë procesi për formimin e saj, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:43, 19 prill, 2024
Prishtinë, 19 prill 2024 (MIA) - Drejtori i Institutit të Kosovës për hulumtim dhe zhvillim të politikave - KIPRED, Lulzim peci, deklaroi se ka informata se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet për një vit nëse drafti evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk i dërgohet Gjykatës kushtetuese, me çka do të fillojë procesi për formimin e saj, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Peci në intervistë për RTV21 tha se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti qartë i është thënë nga ana e vendeve nga grupi i KUINT-it se dërgimi i draftit për Asociacionin në Gjykatën kushtetuese për anëtarësimin e Kosovës në KE në maj të këtij viti.
"Na nuk mundemi me shfajësu vetën prej përgjegjësisë politike dhe shtetërore që e kemi pasur në bërjen e Asociacionit edhe tash duhet me u ballafaqu me realitetet politike, vendet e QUINT-it ia kanë kumtu këtë kryeministrit, kryeministri e din, edhe një herë po e përsëris nëse tash nuk shkon në Gjykatën Kushtetuese me aq sa kam informacion votimi shtyhet për një vit", tha Peci.
Ai tha se komuniteti ndërkombëtar dy vite me radhë kërkon nga Kosova ta prëgatitë draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
"Kur panë se diçka e tillë nuk bëhet, vetë e përgatitën draftin", theksoi drejtori i KIPRED-it.
Sipas tij, anëtarësimi në KE është me rëndësi jo vetëm për shkak të të drejtave të njeriut, por "duhet të kihet parasysh se Kosova anëtarësohet si shtet evropian në institucionin më të vjetër evropian".
Peci thotë se armik i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është vetë presdienti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
"Ai krejt këtë punë është duke e bërë që Asociacioni mos të bëhet, ai e do ndajren e Kosovës edhe do me tregu që Kosova nuk zbaton kurgjo, edhe asnjë zgjidhje tjetër përpos një autonomie të fortë territoriale edhe ato veç veriu, i cili më pastaj mund t’i bashkohet Serbisë”, tha Peci duke shtuar se pjesë e këtij skenari ka qenë sulmi i Banjskës", deklaroi Peci. ab/