• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

PE do të hapë zyrë në Ballkanin Perëndimor që më mirë ta kontrollojë zgjerimin e BE-së

PE do të hapë zyrë në Ballkanin Perëndimor që më mirë ta kontrollojë zgjerimin e BE-së

Strasburg, 26 prill 2024 (MIA) - Parlamenti Evropian planifikon të hapë zyrë të re në Ballkanin Perëndimor me qëllim që të përmirësohet kontrolli ndaj procesit të zgjerimit, njoftoi portali "Euroaktiv" (Euractiv).

Në dokumentin e miratuar në seancën plenare të PE-së në Strasburg këtë javë bëhet e ditur se hapja e zyrës së re në Ballkanin Perëndimor është me qëllim që të ofrohet mbëshetje më e madhe në rrugën e integrimit evropian të vendeve kandidate ose kandidateve potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Zyra e re do t'i fuqizojë marrëdhëniet me parlamentet partnere nga Ballkani Perëndimor dhe do ta rrisë dukshmërinë e përfaqësuesve të PE-së në aktivitetet lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së... Zyra do t'i japë PE-së kontroll më të madh mbi procesin e anëtarësimit sepse do të punojë me delegacionet ekzistuese të BE-së të cilat punojnë nën kontroll të Shërbimit Evropian për Çështje të Jashtme, theksohet në dokument. 

PE ka zyrë lokale në çdo vend anëtar të PE-së. Mbështet kontakt dhe komunikim, organizimin e ngjarjeve dhe interaksion me mediat lokale. Në nëntor të vitit të kaluar, PE-ja hapi zyrë në Ukrainë me kërkesë të Qeverisë në Kiev. 

Për momentin ka vetëm disa zyra lokale të PE-së në vende jashtë BE-së, siç janë SHBA-ja, Etiopia dhe Indonezia. 

Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia janë vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat kanë status të kandidatëve për anëtarësim në BE. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR