• e enjte, 07 nëntor 2024

Patrushev e akuzoi SHBA-në për planifikimin e sulmeve kibernetike në Rusi

Patrushev e akuzoi SHBA-në për planifikimin e sulmeve kibernetike në Rusi

Moskë, 24 korrik 2023 (MIA) - Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikollaj Patrushev sot e akuzoi SHBA-në se planifikon sulm kibernetik ndaj "infrastrukturës kritike të informacionit" të Rusisë, njoftuan mediat shtetërore ruse, duke i cituar mediat britanike. 

Patrushev deklaroi se Komanda Kibernetike e Pentagonit, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Qendra Bashkëpunuese e NATO-s për Kontigjencat e Mbrojtjes Kibernetike, me qendër në Estoni, i planifikoi dhe i drejtoi sulmet "nën flamurin ukrainas".

Pretendimet e Patrushevit, i cili po merr pjesë në samitin e BRIKS-it në Afrikën e Jugut, janë publikuar nga gazeta qeveritare "Rosiskaja".

Sipas gazetës, Patrushev deklaroi se "grupet e hakerëve ukrainas janë të përfshirë në mënyrë aktive në sulme të ngjashme ndaj shërbimeve speciale amerikane", raportoi Tass. qa/shk/

 

QËNDRONI TË LIDHUR