• e shtunë, 23 nëntor 2024

Patell: Konsullata e SHBA-së në Stamboll mbetet e hapur

Patell: Konsullata e SHBA-së në Stamboll mbetet e hapur

 Uashington, 2 shkurt 2023 (MIA) - Konsullata e SHBA-së në Stamboll mbetet e hapur edhe pse Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda i mbyllën konsullatat e tyre pas kërcënimeve për sulme terroriste në atë qytet turk. 

Zëvendësi i zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Vedant Patell deklaroi se misioni i SHBA-së në Turqi publikoi këtë javë paralajmërime të sigurisë me informacione për sulme të mundshme të terroristëve në vende fetare dhe misione diplomatike në vende të frekuentuara në qytet. 

Ai shtoi se autoritetet turke po bëjnë hetime për shkak të paralajmërimeve të sigurisë.

Gjatë ditëve të kaluara në rrjetet sociale kishte kërcënime për sulme në Stamboll pasi në disa kryeqendra evropiane muajin e kaluar kishte protesta ku ishte djegur Kurani. fc/  

QËNDRONI TË LIDHUR