• e mërkurë, 17 korrik 2024

Patel: Për SHBA-në është absolutisht i papranueshëm komenti i ministrit izraelit për sulm bërthamor ndaj Gazës

Patel: Për SHBA-në është absolutisht i papranueshëm komenti i ministrit izraelit për sulm bërthamor ndaj Gazës

Ushington, 7 nëntor 2023 (MIA) - Për SHBA-në është "absolutisht i papranueshëm" komenti i ministrit izraelit për Trashëgimi Hebraike, Amihai Elijahu, i cili të dielën foli për idenë e Izraelit të kryejë sulm bërthamor ndaj Gazës.

"Edhe më tutje besojmë se është e rëndësishme të gjitha palët në këtë konflikt të përmbahen nga gjuha e urrejtjes", tha zëvendës zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Vedant Patel, transmetojnë mediat britanike.

Menjëherë pas deklaratës së dhënë kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e dënoi Elijahun, me pezullim nga mbledhjet qeveritare "deri në vendimin e ardhshëm". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR