• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pasi Rama i kritikoi hotelierët në jug i ulën çmimet, në dispozicion edhe çadra dhe shezllone falas

Pasi Rama i kritikoi hotelierët në jug i ulën çmimet, në dispozicion edhe çadra dhe shezllone falas

Tiranë, 24 korrik 2024 (MIA) - Pasi kryeministri Edi Rama i kritikoi pronarët e hotelëve për çmimet e rritura deri në 30 për qind në krahasim me sezonin e kaluar, veçanërisht në pjesën jugore të bregdetit shqiptar, që kontribuoi për më pak vizita, çmimet filluan t'i ulin.

Sot ai postoi një video nga plazhet e pastruara në Vlorë, në të cilat vendosen çadra për diell dhe shezllone, të cilat turistët do t'i shfrytëzojnë falas.

"Me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin, ju uroj një ditë të mbarë", shkroi Rama në Fejsbuk, duke paralajmëruar aktivitete të tilla edhe në vendet e tjera turistike.

Paraprakisht mediat transmetuan informacion, ndërsa nuk munguan edhe komente negative në rrjetet sociale, për çmimet e larta, që ishin arsye erdhe për vizitat e ulura.

"Dy javë më parë ishte e vështirë për të siguruar një hotel të lirë në Sarandë për fund të korrikut ose gushtit. Çmimet nisnin nga 60 euro vetëm për akomodimin, ndërsa për Ksamilin çmimi më i lirë ishte 80 euro për një natë. Çmimet e akomodimit në fillim të sezonit u rritën me 25-30 për qind. Por rritja e çmimeve duket se ka ulur menjëherë kërkesën, duke shkaktuar reagimin e kundërt", raporton revista Monitor.

Pas takimit të Ramës me hotelierët çmimet filluan të bien, kështu që një dhomë me dy shtretër tani ofrohet me çmim prej 130 ose 150 euro, me mëngjes dhe darkë, shezllone dhe çadra në plazh, si dhe parking.

Për dallim nga sezonet e kaluara, kur shezllonët ishin falas, këtë verë në disa plazhe çmimet fillonin prej 2 mijë lekë (20 euro) deri 15.000 lekë (150 euro).

"Operatorët turistikë raportojnë se numri i vizitorëve në jug të vendit, edhe pse në një nivel të mirë, nuk është brenda pritshmërive që kishin dhe për rrjedhojë numri i objekteve që ulin çmimet po rritet dita-ditës. Madje, mungojnë turistë vendas që kanë shfaqur prirje për të rezervuar jashtë vendit në vende si Greqia apo Turqia", raportojnë mediat.

Po ashtu, tashmë në bregdetin shqiptar ka prezencë më të vogël të shqiptarëve të Kosovës, të cilët nga njëra anë janë në numër më të vogël si pasojë e liberalizimit të vizave dhe vendosmërisë së tyre për të kaluar pushimet në vende të tjera, dhe nga ana tjetër, konsiderohet se ka ndikim edhe rritja e çmimeve dhe ulja e vlerës së euros.

Në kulm të sezonit, gjegjësisht nga korriku deri më 20 gusht, hotelet në Ksamil ofrojnë pako akomodimit me dy vakte për 65 - 75 euro për një person. fc/

Fotografia: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR